20:13 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Molliqaj: Është e papranueshme ftesa e speciales për Ramush Haradinajn

Pas reagimeve të shumta pas dorëheqjes të Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, ka reaguar edhe deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se Nuk mund të nxjerrë vendime të drejta, një gjykatë e padrejtë qe na u imponua nga insistimet e Serbisë. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë. Institucionet e Kosovës duhet ta gjykojnë çfarëdo krimi që ka ndodhur në Kosovë.

Ja postimi  plotë i Molliqaj:

Nuk mund të nxjerrë vendime të drejta, një gjykatë e padrejtë qe na u imponua nga insistimet e Serbisë. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë. Institucionet e Kosovës duhet ta gjykojnë çfarëdo krimi që ka ndodhur në Kosovë.

Është e papranueshme ftesa e speciales për Ramush Haradinajn, ashtu siç është e padrejtë vet kjo gjykatë.

Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj është dashur të ftojë të gjitha partitë për diskutim para këtij vendimi. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, por rrugën për të ecur përpara duhet ta vendosim bashkë, në një diskutim gjithë-shoqëror.