15:57 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Molliqaj: Hapja e kufirit me Shqipërinë në interes të qytetarëve

Deputetët e Kuvendit shqyrtuar Propozim-rezolutën për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje-daljet e shtetasve të Kosovës dhe Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë.

Ligjvënësit janë shprehur pro këtij propozimi, të deputetit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, por se kanë pasur druajtje nëse po shkaktojnë probleme para ardhjes së rekomandimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.Me këtë rast Molliqaj ka propozuar dy pika të rezolutës, të cilat parashohin, hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje dalje të shtetasve të Kosovës dhe Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në pikat kufitare Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë dhe nisjen e procedurave të domosdoshme kushtetuese për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për hapjen e kufijve, për qarkullimin e lirë të njerëzve të cilët janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, u shpreh se ky kufi nuk do duhej fare të ekzistonte, e aq më tepër siç ka ekzistuar deri më tash me pengesa shumë të mëdha. Por, pati edhe rezerva për implementimin e kësaj rezolute.

Por, pati edhe deputetë të cilët kërkuan që të ketë kujdes me rezoluta të tilla. Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha në raportin për vizat në vitin e kaluar, një nga pikat ka qenë kthimi i kontrollit kufitar edhe në hyrje edhe në dalje.

Ndërsa, deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka, e ka quajtur krejt debatin për hapjen e kufirit me Shqipërinë, diskutim koti.

Në fund propozuesi Dardan Molliqaj, tha se nuk janë duke i hequr kufijtë, por heqjen e kontrollit për qytetarët e dyja vendeve. Ai shtoi se po kërkojnë që lëvizja të jetë pa kontroll. Rezoluta pritet të hidhet në votim pasi të harmonizohet me grupet parlamentare.