22:37 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Molliqaj: Kaq është paga në VV, luhet me ndjenja të aktivistëve

Dardan Molliqaj ka treguar se sa është rroga mesatare tek sekretariati  i përgjithshëm i LVV-së.

Deputeti në fjalë, ka thënë se janë vetëm 72 aktivistë në gjithë vendin që paguhen.

“Më kanë akuzuar për paga të larta dhe pagesa që kam bërë. Unë nuk kam bërë dallime në paga dhe s’kam marrë pagë të lartë. E vërteta është ndryshe, pagat e disa aktivistëve janë tepër të ulta. Ato paga sillen kah 440 euro. Nuk ka rroga 800 euro në Sekretariat të VV-së. Në krejt Kosovës mund të them se paguhen ndoshta 70 aktivistë”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka akuzuar Liburn Aliun e Xhelal Sveçlën se i kanë pagat e larta. Ai ka thënë se shumica e pagave të tjera në VV janë 330 euro.

“Ata nëse donë me heq pagat, le ti heqin të vetat. Le të heqin dorë nga pagat që i kanë nga 1 mijë e 200 euro. Këto paga janë të larta dhe kjo është e vërteta. Krejt këto janë publike. Nuk bën kështu të luhet me ndjenja të aktivistëve. Këta persona edhe nuk kanë pranuar të takohen me aktivistë kurrë”, ka thënë ai.

“Rroga mesatare në këtë grup njerëzisht është 440 euro. Nuk ka rroga 800 euro në sekretariat të përgjithshëm. Vetëvendosje ka 72 veta në gjithë Kosovën që i paguan. Partia është subjekt i vullnetit, shumë jo e sinqertë dhe naive kjo çështje. Ata janë njerëzit kryesor që gjithnjë janë treguar të gatshëm për punë, janë njerëzisht që gjithmonë janë arrestuar e të cilët punojnë edhe të shtunën edhe të dielën. Nuk bënë me lujt me ndjenja të aktivistëve”, ka theksuar ai në Klan Kosova. /