08:50 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Molliqaj kërkon reflektim nga Qeveria për rastin Dehari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj sot në Kuvend ka kërkuar nga Qeveria të reflektojë dhe të zbardh vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Molliqaj ka shtuar se një veprim të tillë të institucioneve të Kosovës është duke e pritur edhe familja Dehari.

“Pres që kjo qeveri në afat rekord, brenda javës të lëshojë vendim për të ardhur hetuesit për rastin Dehari”, tha ai.

Molliqaj shtoi se kërkon edhe nga deputetët e politikanët e tjerë që t’i kërkoj falje të gjithë aktivistëve të VV-së për akuzat e fundit./AktivPress