Molliqaj komenton raportimi për gylenistët dhe milionat e tyre
Deputeti i Kuvendit të Republikës, Dardan Molliqaj gjatë debatit të sotëm në Kuvend ka folur rreth arrestimit të gjashtë gylenistëve të arrestuar më 29 mars në Kosovë.
Sipas tij, raportimi i bërë nga Indeksonline rreth milionave që kishin këta persona duhet të sqarohet. Mirëpo, Molliqaj fajësoi direkt presidentin Hashim Thaçi për lidhjet e tij me homologun nga Turqia, Rexhep Taip Erdogan.
Megjithatë, Molliqaj ka theksuar se Grupi i Deputetëve të Pavaruar nuk përkrah asnjërën nga palët e përfshira në “luftën” turke.
“Një problem historik në Turqi, “Erdoganët” dhe “Gulenistët” është shëndrru arenë përplasjesh edhe në Kosovë. Hashim Thaçi sipas bindjes tonë i ka shërby Erdoganit për depërtimin e këtyre shtetasve duke u thirrur në një nen ku cenohet territori i Kosovës. Në media po raportohet për qarkullimet bankare. Ku janë shkuar ato pare, për cka janë përdour ato pare. Jam i bindur që Hashim Thaçi i ka bo favor Erdoganit. Po e fut Kosovën në një betejë të padrejtë dhe në interesa të dy grupeve për interesa personale. Ose naj favor që ka marrë të kalumen ose ndonjë tjetër që merr të ardhmen”, ka thën ai.
Në fund, Molliqaj deklaroi se deputetët e grupit të tij nuk janë as me Erdoganin por as me Gulenistët.
EKSKLUZIVE – Ja faktet që quan në arrestimin e gylenistëve: Miliona euro, rekrutime…