14:19 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Molliqaj në disponim para mbledhjes së Vetëvendosjes (Foto)

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo mbledhje vie pas zhvillimeve të fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e së cilave u bë edhe një mesazh i publikuar në media.

Pas publikimit të mesazhit ku me gjuhë fyese deputetja Aida Dërguti i drejtohet deputetit Albin Kurti si “Ai muti”, mbledhja e paraparë të mbahej të shtunën është shtyrë për sot, shkruan Indeksonline.

Teksa po mblidhet kryesia në selinë e VV-së , ka arritur edhe deputeti Dardan Molliqaj, njëri nga emrat më të përfolur të Vetëvendosjes, përgjatë këtyre ditëve. Molliqaj madje duket shumë mirë me disponimin, duke lënë anash zhvillimet në fjalë./Indeksonline/