10:57 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Molliqaj: Nuk i bëhemi bisht askujt, opozita lëshoj sallën pa dëgjuar fjalën tonë

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka marrë fjalën në seancën plenare, ku LDK-ja braktisi sallën.

Molliqaj tha se nuk i bëhen bisht askujt dhe se opozita e lëshoj sallën pa e dëgjuar fjalën tonë, raporton Indeksonline.

“Ka do që mendojnë se protestat i bëjmë vet… Ne nuk mund t’i bëhemi bisht kërkujt. Edhe opozita pa e dëgju fjalën tonë e lëshoj sallën. Pa koordinim nuk ka ecje përpara. Ftesa jonë është që partitë opozitare të kthehen në pikën e gjashtë, ta votojnë rezolutën e PSD-së”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se është përgjegjësi e Presidentit Thaçi gjendja e krijuar në Kosovë, duke shtuar se procesi i dialogut ka filluar përmes një rrugëtimit të mbrapsht e jo normal.

“Përgjegjësinë së çka po ndodh në Kosovë, në procesin e dialogut e ka fajin pushtetit, përkatësisht presidenti. E keni nis vet me arrogancë dhe nuk keni pasur vullnet e as dëshirë me ndërtua kurrëfar platforme të përbashkët”, ka shtuar deputeti i PSD-së./Indeksonline/