13:21 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Molliqaj shpreson që katër aktivistët e Vetëvendosjes do të lirohen nesër

Katër aktivistët e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, nesër do të ballafaqohen përsëri me drejtësinë.

Në seancën që mbahet nesër në Gjykatën e Apelit, Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes thotë se mund të dëshmohet që drejtësia nuk është e korruptuar, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i Molliqajt:

Nesër mbahet seanca në Gjykatën e Apelit për aktivistët tonë të cilët u arrestuan dhe u dënuan pa asnjë fakt të vetëm.

Nesër Gjykata e Apelit e ka mundësinë ta dëshmoj se jo të gjitha nivelet në sistemin e drejtësisë në Kosovë janë të kapura nga klanet e korruptuara politike.

Procesi i montuar politik ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit dhe Frashërit do të duhej të merrte fund nesër. Duke besuar në pafajësinë e plotë të aktivistëve, shpresoj që Gjykata nesër vendosë drejtë dhe i liron ata. /Indeksonline/