23:45 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Molliqaj tregon pse PSD-ja do ta ndryshojë llogon

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing të T7, ka treguar pse PSD’ja shumë shpejt do ta ndryshojë llogon e saj.

“Llogoja dhe manifesti i PSD’së do të prodhojë kritikë dhe debat sepse janë shumë provokuese. Nuk do të kesh mundësi me injoru”, është shprehur Molliqaj.

“Llogoja është autentike. Sepse llogo nuk do të thotë që duhet të jetë vetëm akronim, por duhet të jetë simbol”, ka thënë Molliqaj në Presing.

Ndërsa për manifestin Molliqaj ka thënë se me të PSD’ja do të paraqet një botëkuptim ku tregon se cfarë pushteti po i vjen Kosovës.

“Manifestin kemi synu me paraqitë botëkuptimin se si e shohim ne shoqërinë dhe se çfarë pushteti po i vjen Kosovës”, shtoi Molliqaj.