19:36 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Molliqaj uron Vitin e Ri, nuk lë pa përmendur tre persona nga Vetëvendosje

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke mos harruar të përmend edhe tre aktivistët e dënuar të Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin në drejtim të objektit të Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka kujtuar Krasniqin, Halitin dhe Arifin, duke uruar që viti 2018 të jetë i fundit për padrejtësinë ndaj tyre, trasnmeotn Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!
Uroj që sonte të kaloni një natë të mirë pranë më të dashurve tuaj.

Nuk mund t’ua uroj Vitin e Ri pa menduar për Frashërin, Egzonin e Atdheun të cilët gjenden padrejtësisht në burg. Viti 2018 do të jetë vit i fundit të padrejtësisë ndaj tyre.