75 Mall Live Search
18:45 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / G T

Moment emocionues në stadiumin e Wolves, tifozët shfaqin një baner për Diogo Jotan

Skuadra e Wolves është duke luajtur ndeshjen e parë të sezonit të ri në shtëpi ndaj Manchester Cityt.

Para ndeshjes, u mbajt një minut heshtje për Diogo Jotan, futbollistin që ndërroi jetë javë më parë për shkak të një aksidenti me makinë, shkruan Indeksonline

Image

“Ne do të mbajmë në mend, kur ju ecni në fushën me ari”, ishte shkrimi në banerin gjigant të shfaqur nga tifozët e Wolves.

Në tribuna ishte i pranishëm edhe Ruben Neves, i cili udhëtoi nga Arabia Saudite vetëm për të qenë në stadium, te ish-skuadra për ish-shokun e tij që ndërroi jetë./Indeksonline/