18:12 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Moment i trishtë në Shkodër, lojtari bie pa ndjenja në fushë

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës po luhet ndeshja Vllaznia-Bylis, e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.

Në minutën e 18-të ka patur disa momente paniku. Futbollisti i Bylisit, Andi Hadroj, përplaset me kokë me Markun e Vllaznisë dhe bie në tokë pa ndjenja.



Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë nga stafet mjekësore të të dy skuadrave dhe ambulanca, teksa pas disa çastesh Hadroj është përmendur.

Ndeshja më pas ka vijuar normalisht, ku pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.