18:44 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Momente nga vallëzimi i kryeministres britanike në Afrikën e Jugut

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka vendosur që për pak minuta të lë anash zhvillimet e rëndësishme gjeopolitike në botë dhe ka shijuar tingujt e muzikës afrikane.

May ka nisur turneun e saj në Afrikën e Jugut pikërisht duke vallëzuar me fëmijë të shumtë të shkollës Cape Town, transmeton Indeksonline.

Përgjatë këtij qëndrimi në Afrikë, May pritet të takohet me presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa dhe më pas të niset për në Nigeri dhe Kenia, për të zhvilluar takime të tjera me homologët e atjeshëm./Indeksonline/