10:20 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Momenti emocional kur tifozët e Malmos nderojnë Labinot Harbuzin në stadium

Klubi i njohur suedez, Malmo i ka kushtuar tribut futbollistit tashmë të ndjerë, Labinot Harbuzit.

32-vjeçari ndërroi jetë këtë muaj pas një sulmi në zemër.

Harbuzi ka luajtur për shumë skuadra të njohura evropiane, e në mesin e tyre edhe për Malmon e Suedisë, transmeton IndeksOnline.

Klubi në fjalë nderoi dje Labinotin në minutën e 23-të në ndeshjen ndaj Hammarbyt, ku tifozët në stadium duartrokitën.

Kjo ndodhi në minutën e 23-të për shkak se futbollisti i njohur kosovar e mbante këtë numër në fanellë.

Përveç Malmos, Harbuzi ka luajtur edhe për skuadrat si Feyenoord e të tjera./IndeksOnline/