20:23 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Peja me homazhe për Labinot Harbuzin, e kujtojnë me lot e dhimbje

Futbollisti i famshëm kosovar, Labinot Harbuzi, ndërroi jetë javën e kaluar.

Mesfushori i shumë skuadrave të njohura evropiane ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Ndërsa, në vendlindjen e tij në Pejë, qytetarët pejan e kanë kujtuar Labinotin, shkruan IndeksOnline.

Sot, para figurës së tij, qytetarët nga Peja e më gjerë kanë bërë homazhe për ta nderuar atë.

Përndryshe, 32-vjeçari ishte duke luajtur në dy vitet e fundit për skuadrat si Prespa Birlik dhe Melaka United.

Harbuzi ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të reja të Suedisë./IndeksOnline/