19:56 / E Enjte, 11 Tetor 2018

Agim Ademi ngushëllon familjen e futbollistit, Harbuzi

Gjatë ditës së sotme, u raportua për vdekjen e futbollistit kosovar, Labinot Harbuzi.

Harbuzi, që ka përfaqësuar Suedinë në nivel internacional, ka ndërruar jetë sot pas një sulmi në zemër.

E lajmin për vdekjen e tij nuk e priti mirë i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Përmes një letre publike, Ademi ka ngushëlluar familjen e Harbuzit për vdekjen e hershme të 32-vjeçarit.

”E nderuara familje e Labinot Harbuzit!

Lajmi për vdekjen e hershme të Labinot Harbuzit, na ka tronditur të gjithëve në Kosovë dhe jashtë saj, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Ikja e hershme Labinotit, i cili ka lënë gjurmë në futbollin mbarëshqiptarë dhe ndërkombëtar, ka lënë një zbrazëtirë të madhe te familja, te komuniteti i futbollit dhe te miqtë. Labinoti duke rrjedhur nga një familje sportistësh, ishte një futbollist i spikatur me tipare të veçanta, një djalosh i dashur e i respektuar nga të gjithë, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”./IndeksOnline/