14:50 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Momenti emocionues kur motrat takojnë vëllain e tyre pas 72 viteve në Malishevë (Foto)

Një ngjarje interesante ka ndodhur në familjen Mazreku nga fshati Guriç, komuna e Malishevës. Kryefamiljari i familjes Mazreku ka rrëfyer momentin emocionues të takimit të parë të motrave me vëllain e tyre pas plotë 72 viteve. Ai ka treguar se nëna e tij së bashku me motrat e saj janë plakur duke mos ditur se kanë një vëlla dhe një motër të lënë nga babai i tyre.

Babai i këtyre zonjave që ka vdekur prej kohesh kishte lënë pas vete një djalë, i cili ka jetuar së bashku me motrën dhe familjen e tij në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, shkruan Malishevapress. Ai sot ka 82 vite dhe gjatë tërë kësaj kohe, përveç motrës së ndjerë e cila ka jetuar me të, nuk ka ditur që ka edhe motrat tjera të cilat kanë lindur dhe janë rritur në fshatin Guriç të Malishevës, jo aq larg nga vendlindja e tij fshati Xerxe.

Sipas rrëfimit të kryefamiljarit të familjes Mazreku, e gjithë kjo ngjarje kishte filluar me inicimin e shumë njerëzve kryesisht miq e dashamirë të familjes së tij, duke bërë që një histori e gjatë dhe enigmatike e familjes së tij të përfundoj me një takim shumë emocional dhe të veçantë të tri motrave dhe vëllait të tyre 82 vjeçar. Ja disa fotografi nga momenti i bashkimit familjare që në pamje e sipër tregojne ngjarjen emocionuese të kësaj familje.