75 Mall Live Search
22:02 / E Diele, 24 Maj 2026 / G T

Momenti epik, portieri kundërshtar gati sa nuk e goditi Bersant Celinën

Skuadra e AIK-ut shënoi fitore 1:2 ndaj Hammarby në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në elitën e futbollit suedez.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi mesfushori kosovar, Bersant Celina, shkruan Indeksonline

Lojtari kosovar pati edhe një incident me portierin kundërshtar.

Ishte Hahn që gati sa nuk goditi mesfushorin nga Kosova.

Pas një dueli, portieri i Hammarby u kacafyt me Celinën, por që reaguan shumë shpejt bashkëlojtarët dhe gjyqtari për t’i qetësuar gjakrat./Indeksonline/