09:17 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Momenti i lindjes së një fëmije të vdekur, shumë emocional (Foto+18)

Lacey Barrat ka realizuar një set fotografik në përvojën e lindjes. Ajo është e prirur të ndajë pjesët e amësisë të cilat shpesh nuk ndahen ose diskutohen-dhimbja,depresioni pas lindjes dhe emocionet që vijnë me punë të vështirë.

Kështu kur Sara Jade, 33 vjeç, zbuloi se djali i saj, Aksel Jude, kishte vdekur në barkun e nënës, deshi që Lacey të dokumentonte këtë.

Akseli kishte vdekur pas komplikimeve të rënda në zhvillimin e trurit, por Sarah ishte aq keq sa donte ende të lindte fëmijën e saj të vdekur.

Në fotografi u kap udhëtimi që nga fillimi deri në fund, që nga emocionet e shumta që kishte ajo.

Sarah thotë se fotografitë e kanë ndihmuar atë dhe bashkëshortin e saj, Tim që të shërohet. Ajo sheh imazhet si një mënyrë për të nderuar kujtimin e djalit të tyre.

“Doja një lindje të bukur.Por kur e dinim se çfarë do të ishte rezultati i lindjes, unë ende dëshiroja të kapja ato moment”,tha Sarah.

Fotografitë tregojnë dhimbjen e një nënë në momentin e lindjes ë një fëmijë të vdekur që sigurisht është një ndër dhimbjet më të mëdha ./Indeksonline/