09:35 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Momenti i mrekullueshëm kur peshkatarët ribashkojnë vidën me këlyshin e saj

Ky është momenti kur një këlysh vide u ribashkua me nënën e saj në ujërat e Kalifornisë.

Në një video të bukur tregon këlyshin që u mbajt nga një person para se të kthehej në ujë, tek nëna e saj.

Vajtimet e vidës mund të dëgjohen në videon e shkurtër që është shpërndarë mbi 40 mijë herë në Facebook brenda pak ditësh.

Këlyshi që besohet ë jetë vetëm dy ditë i vjetër, hidhet në det pasi nëna e saj i afrohet anijës duke kërkuar këlyshin e saj./Indeksonline/