20:54 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Momenti i terrorit në Kukës, policët e maskuar e të armatosur i arrestojnë të gjithë

Pas protestës së djeshme ku shumë banorë të Kukësit u ngritën e i vunë flakën kabinave të koncensionarit që kërkon t’i paguhet taksa, ata janë përballur me arrestime në mes të natës së kaluar.

Qytetarët protestuan dje kundër tarifës së lartë për kalimin në “Rrugën e Kombit”, mirëpo pas mesnate policët e maskuar dhe të armatosur janë dyndur në banesa dhe lokale dhe kanë arrestuar qytetarët.

Në redaksinë e JOQ ka ardhur një video e cila tregon momentet e terrorit për këta qytetarë në 2 të natës në një nga lokalet e qytetit.

Nga kamerat e lokalit shihen agjentët e maskuar dhe të armatosur që i arrestojnë djemtë e rinj.

Mesazhdërguesi shkruan për JOQ.al:

Pershendetje Jeta osh Qef! Ja nje pjese e terrorit qe u be ne qytetin e Kukesit sot rreth ores 2 te nates ne nje lokal ketu ne qytet. Disa police Renea dhe FNSH hyjne ne lokal te armatosur e te maskuar duke arrestuar dhe kontrolluar djemte. Ps: Keshtu vetem frikacaket mund te arrestojne dhe kontrollojne qytetaret ne pergjithesi,, te ndihmuar nga maskat e armet,, po nqs. kane b**** le te vijne ne mes te dites e te pa maskuar.”

Temat: