08:37 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Edi Rama gëzon familjen e varfër, u premton shtëpi të re për Vitin e Ri

Shumë familjare shqiptare po vazhdojnë të ballafaqohen me kushte tejet të rënda e me varfëri të skajshme, shumë prej tyre madje nuk kanë as kushte elementare për jetë.

Njërën nga këto familje, ka vizituar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit në llogarinë Facebook përmes një videoje sjellë nga afër skamjen e familjes së Bashkim Sefës nga Kukësi, shkruan Indeksonline.

Rama ka qëndruar disa momente me familjarët, ndërsa ka parë edhe kushtet e rënda, të cilëve iu ka premtuar që herën tjetër do të shkojnë bashkë tek shtëpia e re, e këtë do ta bëjnë para Vitit të Ri.

Ndryshe kryeministri shqiptar çdo vikend po e bën një familje me shtëpi të re, kjo ka bërë që shumë qytetarë ta çmojnë anën humane të tij./Indeksonline/