16:13 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / Blerim

Momenti kur Akil Gjakova, me ‘IPPON’ kalon në finale të Kampionatit Evropian

Akil Gjakova është përballur në gjysëmfinale të Evropianit në Lisbonë me zvicëranin, Nils Stump.

Në kategorinë 73 kilogramë, Gjakova ka arritur të mposht me një super ‘IPPON’ kundërshtarin e tij, shkruan IndeksOnline

Gjakova është kualifikuar në finale të Evropianit që po mbahet në Lisbonë dhe i ka siguruar një medalje shtetit të Kosovës.

Më poshtë mund ta shikoni në video momenti kur, Akili kalon në finale.