13:59 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Momenti kur Boban shpërthen në lot pas fjalëve të Modric

Luka Modric e ka bërë të qajë heroin e tij të fëmijërisë, Boban, kur lojtari i Real Madridit mori fjalën pasi fitoi cmimin e Lojtarit të Vitit nga FIFA.

Kroati ka pasur një vit të madh duke ndihmuar Real Madridin në titullin e tretë të Ligës së Kampionëve me radhë dhe pastaj duke e udhëhequr vendin e tij në finalen e parë të Kupës së Botës. Ai mundi Cristiano Ronaldo dhe Mo Salah për cmimin e më të mirit.

Gjatë fjalës së tij, Modriç e nderoi heroin e tij Zvonimir Boban dhe bëri që mesfushori i Milanit të qante, shkruan IndeksOnline.

“Është një nder i madh dhe ndjenjë e madhe për të qëndruar këtu me këtë trofe. Gjëja e parë që unë dua të them është urimiepër [Mohamed] Salah dhe Cristiano [Ronaldo] për sezonet e tyre të shkëlqyera.

“Unë jam i sigurt se në të ardhmen, ju [Salah dhe Ronaldo] do të keni një shans tjetër [për të fituar këtë çmim].

“Ky trofe nuk është vetëm imi, por i gjithë shokëve të ekipit tim nga Real Madridi, shokët e kombëtarëve të Kroacisë, trajnerët e mi dhe familjës sime. “Dëshiroj gjithashtu të falënderoj idhullin tim, kapitenin e ekipit të Kroacisë në 1998 dhe frymëzimin tim të madh, Zvonimir Boban, i cili na dha frymëzimin që ne mund të bëjmë gjëra të mëdha në Rusi” , deklaroi Luka Modric. /IndeksOnline/

Temat: