19:53 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur dy të rinj vjedhin në një mobil shop në Prishtinë

Dy të rinj kanë shfrytëzuar rastin që sot në një mobil shop në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë të vjedhin disa pajisje.

Videon ku shihen dy të rinjtë duke vjedhur e ka publikuar në Facebook, vet faqja e mobil shopit, duke bërë thirrje që kushdo që i njeh ata djelmosha që t’i këshilloj, transmeton Indeksonline.

Sipas mbishkrimit të videos, dy djemtë kanë vjedhur zmadhuese me bluetooth në pikë të ditës.

“Ne dyqanin tone eshte vjedhur nga keta dy djelmosha te ri nje Beats By Dre Pill ose zmadhuse me Bluetouth te keni kujdes dyqanet nga keta dy te ri, Ju kishem lut ata qe i njofin keta djelmosha ose jane te aferm le ti kshillojne dhe tju folin sepse kane me pas pasoja ne te ardhmen”, thuhet në postimin në Facebook. /Indeksonline/