12:44 / E Martë, 09 Gusht 2022 / AR

Momenti kur i gjithë publiku këndon njëzëri këngën e MC Kreshës dhe Lyrical Son

Të dielën përfundoi festivali “Sunny Hill” që u mbajt në Parkun e Gërmisë, gjatë katër ditëve në Prishtinë performuan artistët më me zë për momentin.

Në natën e tretë të ftuar ishin grupi “PINT”, ku reperët MC Kresha dhe Lyrical Son para se të niste kënga “Semafori” u shprehen se në festivalin e kaluar kishin bërë një gabim duke mos i lenë të këndojnë publikun këngën e tyre të preferuar.

Në momentin që u dëgjua në sfond tingujt e parë të këngës “Semafori”, publiku filloi të brohoriste e më pas duke e kënduar të gjithë një zëri këtë këngë.

Nga ky moment janë publikuar disa video nëpër rrjete sociale të cilat tashmë janë bërë virale, e së fundmi një video nga një kënd tjetër e ka publikuar edhe faqja zyrtare e grupit “PINT”.