Momenti kur Krasniqi ia bën ”bajat” boksin Landaetas
Haxhi Krasniqi arriti që mbrëmë ta mbrojë titullin e kategorisë, EBU.
Boksieri shqiptar ia doli ta mposhtë Ronny Landaetan në meçin e zhvilluar mbrëmë.
Pas 12 raundeve, Krasniqi u vlerësua si boksier më i fortë në këtë përballje, duke fituar me vendimin e gjyqtarëve, transmmeton IndeksOnline.
Krasniqi ishte dukshëm boksier më i mirë mbrëmë, sidomos në pesë raundet e para.
Në videon e mëposhtme, mund ta shikoni një moment kur Krasniqi ia bën ”bajat” boksin Landaetas.
Përndryshe, Landaeta u caktua si kundërshtar i Krasniqit në momentet e fundit pas tërheqjes së Hartel./IndeksOnline/