15:41 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Momenti kur Merkel fton Thaçin për bisedë me Vuçiqin në Samitin e Sofjes (Video)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në kuadër të Samitit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka takuar sot Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin si dhe Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i tyre ka ndodhur pas realizimit të fotografisë familjare të Samitit të Sofjes, në të cilën u panë të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje ku nikoqir kishte Kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov.