15:28 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur një person i vë zjarrin veturës së drejtoreshës shqiptare

Makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, Mimoza Agalliu u dogj plotësisht rreth orës 3 të mëngjëesit, tre ditë më parë.

Në momentin e djegies automjeti tip “mercedes-benz” ndodhej i parkuar në një rrugicë pranë banesës së drejtoreshës, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Nga ana tjetër sipas burimeve policore, vetë drejtoresha e Qendrës Sociale në Kombinat Mimoza Agalliu, në deklarimet paraprake është shprehur se nuk ka konflikte. Agjentët e krimeve sekustruan edhe disa kamera sigurie të bizneseve në këtë zonë të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorit.

Report TV ka publikuar momenti kur një person me kapelë përdorë lëndë djegëse për ta kallur veturën.

Temat: