Momenti kur partnerët e koalicionit caktojnë datën per votimin e ushtrisë
Më datën 14 dhjetor Kosova pritet që edhe zyrtarisht të ketë ushtrinë e saj.
Me këtë datë, në Kuvendin e Kosovës do të votohet për Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri.
Indeksonline ka siguruar një video, e cila tregon se si liderët politikë folën për këtë datë të veçantë në një takim gjatë ditës.
Është kryetari i Kuvendit të Kosovës- Kadri Veseli ai që tregon se është data 14 e këtij muaji, derisa ia bënë përhajër presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
Madje kryeparlamentari Kadri Veseli i uron me plotë buzëqeshje për këtë proces kaq domethënës për Kosovën, derisa ia shtrijnë njëri-tjetrit dorën për ‘perhajër’.
Partnerët e koalicionit, duket t’i ketë gëzuar kjo e arritur për vendin tonë.
Këtë publikisht e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/