22:41 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / AR

Momenti kur Policia e arreston një person te Qafa në Prishtinë

Mbrëmjen e sotme është arrestuar një person në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë.

I njëjti sipas burimeve të Indeksonline është arrestuar pasi ka tentuar të ikë, pas shkaktimit të një aksidenti me motor.

Kështu, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë duke e prangosur atë.

Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive gjatë këtij arrestimi.

Ndërkohë, Indeksonline ka tentuar të marrë një version nga Policia e Kosovës por deri në këto momente nuk kanë kthyer përgjigje.