16:40 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Momenti kur Rashica e bën për “5 pare” serbin Marushiq

Të hënën e kaluar Kombëtarja e Kosovës në futboll regjistroi njërën ndër paraqitjet më të mira në histori.

“Dardanët” fituan 2-0 kundër Malit të Zi duke e turpëruar me lojë kundërshtarin.

Ndërkohë, Milot Rashica edhe pse pati raste nuk arriti të shënonte gol.

Megjithatë një ndër momentet e tij më të mira në lojë ishte ballafaqimi me mbrojtësin e lindur në Beograd, Adam Marushiq, shkruan Indeksonline.

Rashica ia futi topin ndërmjet këmbëve mbrojtësit që luan të Lazio.

/Indeksonline/