75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur shpërthen gypi që e la gjysmën e Prishtinës pa ujë (Video)

Dy gypa të furnizimit me ujë kanë shpërthyer në qytetin e Prishtinës, duke lënë kështu më shumë se gjysmën e qytetit pa ujë.

Në një video të siguruar nga “Indeksonline”, shohim se njëri nga gypat e shpërthyer ka vërshuar rrugët e lagjes “Enver Maloku” në Prishtinë.

Ndryshe, si pasojë e këtyre dy gypave kanë mbetur pa ujë të pijshëm pothuajse gjysma e Prishtinës dhe gjithashtu Qendra Klinike Universitare (QKUK). Por për ta furnizuar QKUK-në me ujë, Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka dërguar cisterna me ujë për përdorim deri sa të sanohen problemet/Indeksonline/