10:09 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur tifozët iu ”turren” drejtuesit të IPKO-s

Ashtu siç është paralajmëruar, në mëngjesin e sotëm ka filluar shitja e biletave për ndeshjen, Kosovë – Maltë.

Interesimi i qytetarëve edhe sot është i jashtëzakonshëm, të cilët kanë krijuar radhë të gjata para pikës së shitjes.

Madje, u shënua edhe ”incidenti” i parë në pikën e shitjes në IPKO, raporton IndeksOnline.

Në videon e mëposhtme, në minutën e 3:30, mund ta shihni kur një zyrtar i IPKO-s mundohet që ta fusë në lokal punëtorin e kësaj kompanie, por situata eskaloi.

Turma e njerëzve menduan se punëtori në fjalë ishte i afërm me zyrtarin e IPKO-s, dhe qytetarët filluan me brohoritje drejt tij.

Më tutje shihet se si disa nga drejtuesit e IPKO-s sillen me qytetarët që po presin për të blerë bileta./IndeksOnline/