Momenti kur ylli i NBA pëson lëndim të rëndë, e dhimbshme se si i ndodhi (Video)
Ylli i basketbollit amerikan, DeMarcus Cousins ka pësuar lëndim të rëndë mbrëmë në ndeshjen që New Orleans e zhvilloi ndaj Houston Rockets. Cousins pësoi lëndim në një aksion që nuk pritej një gjë e tillë.
Një lëndim në thembër bëri që ylli i All Star Game të shtrihet në tokë pasi kishte dhimbje të mëdha. Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë duke ndërhyrë në problemin serioz që kishte në thembër.
Cousins do t’i nënshtohet sot operacionit i cili do ta lë gjatë jashtë fushave. Cousins po kalonte edicion perfekt këtë edicion me mesatare prej 25.2 pikë për ndeshje dhe 5.4 asitime./Indeksonline/