18:06 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Momenti më i çuditshëm! Fëmija i huaj i hy brenda në tualet për t’i bërë një pyetje mjaft qesharake (Video)

Ky është një moment i çuditshëm kur një djalë i vogël zvarritet nën një derë të banjës në një qendër tregtare për të pyetur një njeri që ishte në tualet, nëse do i ndihmonte t’ia lante duar.

“Si e keni emrin?”, e pyet djaloshi i vogël njeriun, i cili e ka identifikuar vetën e tij si Andrew.

Djaloshi, i cili më vonë është identifikuar si Levi, vazhdonte të fliste me Andrew, ai pastaj i tha njeriut saktësisht se çfarë kishte nevojë.

“Në rregull. Unë dua që dikush të më ndihmoj t’i laj duart”, tha djaloshi, përderisa njeriu dëgjohej duke qeshur.

“Hmm, mendoj që nëna juaj është jashtë”, u përgjigj u përgjigj Andrew, përderisa fëmija i lezetshëm e hap derën e tualiteti.

“Jo, jo, jo! Nejse, në rregull”, dëgjohet duke thënë Andrew përderisa fëmija hap derën e tualetit.

“A mund thjeshtë të mbyllesh derën, kur të dalësh?”, e pyeti ai fëmijën”, i cili iu përgjigje: “Ju vetëm duhet ta kyçni derën”.

“Po, do e kyçi. Faleminderit vëlla”, iu përgjigj Andrew.

Vetëm pasi ai e postoi këtë gjë në Twitter, më vonë, babai i Levit i komentoi atij duke i kërkuar falje për ndërhyrjen e djalit të tij.

“Hej, Drew. Ky është djali im. Me të vërtetë ndihem keq për këtë situatë. Ai është shumë, shumë i shoqëruar, ndonjëherë më shumë se që duhet. Ju u gjendet shumë mirë në këtë situatë. Faleminderit që ishte aq i sjellshëm me të. Unë me të vërtetë e vlerësoj se ju u treguar i kuptueshëm dhe që këtë e kaluar me këtë sens të humorit”, kishte shkruar ai.

Andrew iu përgjigj babit të Levit: “Jo, jo mr.Stevens gjithçka është në rregull, ai bëri thjeshtë atë që bëjnë fëmijët. Jam i sigurt që edhe unë kam bërë gjëra të tilla kur kam qenë fëmijë. Ju keni një fëmijë të mrekullueshëm”./Indeksonline/