23:10 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Monaco s’e lenë ‘rahat’ PSG-në

Monaco ka arritur të marrë një fitore bindëse në transfertën ndaj St. Ettienit, në ndeshjen hapëse të javës së 18-të të Ligue 1.

Skuarda e Principatës iu imponua vendasve me rezultatin e thellë 0-4, duke shënuar nga 2 gola në çdo pjesë.

Sidibe hapi serinë e golave në minutën e 3-të, ndërsa fantazisti Lemar dyfishoi shifrat në të 32-tën. Në fillim të pjesës së dytë ishte mesfushori brazilian Fabinho që shënoi golin e 3-të, ndërsa St. Ettieni mbeti me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të portierit Ruffer për shkak të protestave.

Golin e fundit e shënoi ish sulmuesi i Lazios në Itali, Keita Balde, që vulosi edhe fitoren për skuadrën e Monacos.

Pas 18 javësh, Monaco renditet në vendin e dytë me 38 pikë, 6 më pak se PSG-ja kryesuese dhe 3 më tepër se Lyoni i vendit të tretë.

Temat: