20:15 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Monchi bën krahasimin e dekadës në mes të Malcom dhe N’Zonzit

Drejtori sportiv i Romës, Ramon Rodriguez Verdejo ”Monchi”, mendon se Steven N’Zonzi është lojtar më i mirë se sa anësori brazilian, Malcom, i cili i refuzoi romakët për të kaluar te Barça.

Në një konferencë për shtyp gjatë prezantimit të N’Zonzit, transferim 26 milionësh nga Sevilla, Monchi beson se fituesi i Kupës së Botës është lojtar më i mirë i se Malcom.

”Me gjithë respektin, a nuk mendoni se një fitues i Kupës së Botës është transferim më i mirë se Malcom?”, kjo ishte përgjigjja e Monchit nëse ai është ende i hidhëruar me dështimin e transferimit të brazilianit, transmeton IndeksOnline.

”Unë nuk kam thënë se do ta transferonim një futbollist që luan në pozitën e Malcom, unë kam thënë se do ta bëjmë një transferim më të mirë. Sipas meje, Steven është lojtar më i mirë se Malcom”, shtoi Monchi.

”Gjithashtu ne kemi lojtarë më të mirë se ai në skuadër”. Këto deklarata vijnë pasi Malcom, i cili luajti për Bordeaux sezonin e kaluar, ishte pranë kalimit te Roma këtë verë.

Roma madje zbuloi se anësori i ri do të udhëtonte drejt Italisë për testet mjekësore. Bordeaux më pasn bllokoi transferimin dhe e shiti atë te Barça për një çmim më të lartë./IndeksOnline/