16:49 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Monchi dhe dështimi i tij në merkaton 100 milionëshe

Fillimi zhgënjyes i Roma-s në është te shifrat. Jo vetëm te pikët e pakta të grumbulluara në renditje, por edhe te shifrat e merkatos, me këto të fundit që janë shumë negative për shkak të rendimentit aspak të mirë të blerjeve të reja.

Në fakt, mund të konsiderohen si dështime deri tani Nzonzi (27 milionë euro), Pastore (25), Cristante (20+10 bonus) dhe Kluivert (17+1.5 bonus). 100,5 milionë euro në total.

Gjithsesi, 11 ndeshje në kampionat nuk janë shumë për të nxjerrë përfundime dhe klubi shpreson se katër të rinjtë të mund të ndjekin dy blerjet e vetme që mund të quhen me “fitim” për momentin: portieri Olsen (6.05 milionë euro) dhe mbrojtësi Davide Santon (6,2 milionë euro), me këtë të fundit që, për ironi të fatit, është pritur me skpeticizëm nga tifozët.