00:05 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Orët e fundit të blerjeve, ethet e merkatos në Serie A

Jemi futur në orët e fundit të merkatos në Serie A. Dita e sotme do të jetë e ngarkuar me tratativa, zyrtarizime e dështime në ditën e fundit të pazarit në futbollin italian.

Juventusi duket e kompletuar dhe nuk pritet të ketë risi nga ta.

Milani po tenton Milinkovic-Savic dhe është afër marrëveshjes me të.

Interi ëndërron Modric, por nëse dështon mund të ketë alternativë.

Roma në anën tjetër pritet të tentojë blerjen e Baileyt të Leverkusen.

Napoli i Ancelottit nuk ka shumë fjalë, por ka gjasa që nesër të bëjë edhe një blerje.

Edhe Igli Tare është me mision dhe ka letrat e hapura për një transfer të minutave të fundit./Indeksonline/