00:22 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Monchi: Italia duhet të ngre zërin, na penalizuan ne dhe Juventusin!

Pas ndeshjës mes Romës dhe Liverpool, që vlente për finalen e Ligës së Kampionëve, ka reaguar drejtori sportiv i skuadrës italiane.

“Ajo që ndodhi është e papranueshme, luhet me zemrën e atyre që punojnë dhe tifozëve. Ne kemi për të ngritur zërat tonë, Juventusi është penalizuar gjithashtu. Urime për Liverpool. Na mungonte një gol por episodet ndryshuan gjithçka. Futbolli italian duhet të ngrejë zërin, nuk është normale te na ndodhin keto gjera gjithmone” deklaroi Monchi

VAR? “Unë nuk e di pse në garën më të rëndësishme nuk ka VAR. Ka gabime edhe me VAR, por shumë më pak. Ekipi ne dhomat e cveshjes është i zemëruar, ne meritonim më shumë. Le të shohim nëse ata që vendosin do te mendojnë për këtë, shpresoj se vitin e ardhshëm do të kemi VAR-in. Përse Uefa nuk e dëshiron? Nuk e di, por na nevojitet. Ndëshkimet do të kishin ndryshuar gjithçka, pasi mungojne 2 penallti dhe 1 karton i kuq. Gjithsesi urime për Liverpoolin”. /IndeksOnline/

Temat: