22:12 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Monedha dixhitale e Kinës mund të vendosë rekord për numrin e transaksioneve që përpunon në sekondë

Një luftë “armatimi” mes kriptomonedhash së shpejti mund të nisë ndërsa klima gjeopolitike do të nxehet. Kina ka shprehur qartazi ambiciet e saj për zhvillimin e teknologjisë blockchain dhe së fundit ka përshpejtuar hapat e saj për implementimin e shpejtë të një monedhe dixhitale.

Sipas një veterani të blockchain në Shangai, lufta e kriptomonedhave do të shpërthejë vitin e ardhshëm.

Monedha dixhitale e Kinës e quajtur DCEP synon të zgjidhë problemet e atyre tradicionale por nuk dihet sesa i vërtetë është ky pretendim.

Tani sipas ekspertëve thuhet se DCEP ka një shpejtësi transaksionesh për sekondë prej 220,000. Vlen të theksohet se PayPal mund të përpunojë vetëm 40,000 në sekondë ndërsa Libra 1,000 transaksione në sekondë.

Sipas Yang Wang, një hulumtues Fintech pranë Universitetit të Kinës, ka prova se monedha dixhitale e Kinës mund ta bëjë realitet një gjë të tillë. Por numri i transaksioneve për sekondë prej 220,000 është ajo çfarë teorikisht mund të arrihet por që në praktikë mund të provojë ndryshe.

Përtej kësaj, një prej qëllimeve të Kinës me monedhën dixhitale është reduktimin i hendeqeve të përdorimit mes monedhës Juan dhe dollarit Amerikan. Nëse projekti shkon me sukses me shumë gjasa do të destabilizojë tregjet globale financiare e madje të vërë në rrezik dominimin e dollarit Amerikan.