Montella para ndeshjes me Kosovën: Nesër besoj se do jetë një finale e madhe
Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella ka qenë së fundi në konferencë.
Para finales së madhe të play-offit ndaj Kosovës, Montella nuk ndali lëvdatat për “Dardanët”
“Kosova me plotë meritë ka ardhur deri këtu. Nesër besoj se do jetë një finale e madhe. Cilido qoftë rezultati i ndeshjes me Kosovën, mendimet e mia për lojtarët e mi nuk do të ndryshojnë kurrë. Nuk do t’i ndërroja për asgjë.“Është finale e madhe, do të ketë presion, por do e kalojmë lehtë”, ishin fjalët e Vincenzo Montellës.
Kujtojmë se ndeshja luhet nesër, në orën 20:45./IndeksOnline/

