10:56 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Morata dëshiron kthimin në Juventus (Foto)

Ylli i Chelseas, Alvaro Morata është në formën e tij më të mirë dhe ka shënuar gjithsej 10 gola në ndeshjet e Premier League deri më tani këtë sezon.

Goli i tij e fundit i lejoi Blues të marrin tri pikë ndaj Brightonit, një provë tjetër se spanjolli justifikon 80 milionë euro të çmimit të tij.

Morata nuk po fsheh faktin se ai do te kthehet ne Juventus ne te ardhmen. Në një faqe të tifozëve të futbollistit ne Instagram shihet se është kërkuar nga të gjithë vendimi se a do te dëshironin ta shihnin Moratën përsëri në klub.

Sulmuesi i Chelseat ka marrë pjesë ne votimin e sondazhit “po” dhe duke i bërë tifozët e Juventusit që të mendojnë se ai do të bëj një kthim te mundshëm ne Torino. /IndeksOnline/