10:20 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Morata ka gjetur arsyen e formës së dobët – dhe është thjesht qesharake

Alvaro Morata i është kthyer golave, teksa në fitoren e fundit ndaj Crystal Palaces, spanjolli shënoi dy gola.

Tani, ish-anëtari i Real Madridit është në kuotën e pesë golave në Premier League këtë sezon.

Kjo shifër është e barabartë me atë të Mo Salah, i cili ishte top golashënuesi i sezonit të kaluar në Premier League.

Por, tani Morata ka zbuluar arsyen e formës së tij të dobët javëve të fundit – dhe është tejet qesharake, transmeton IndeksOnline.

Image result for morata

”Gjëja më e rëndësishme është që më në fund, unë e kam gjetur rrugën e duhur dhe koka ime është OK”.

”Kam vuajtur shumë në të kaluarën. Mendoj se askush, përveç gruas sime, nuk e di se sa i gjatë ishte viti paraprak”.

”Në muajin e fundit të sezonit të kaluar, unë isha tejet i mllefosur dhe pa motiv”.

”Kisha një periudhë kur nëse binte shi, atëherë bëhesha nervoz për motin”.

Image result for morata rainin

”Nëse i humbisja golat, i humbisja shkaku i fushës së lagësht. Këto ishin arsyetime dhe kjo s’është gjë e mirë”, u shpreh Morata./IndeksOnline/