15:41 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Morata ”frikëson” tifozët e Chelseat për largimin e mundshëm të Hazard

Futbollisti belg nuk e fsheh dëshirën për të luajtur me skuadrën madrilene.

Deklaratat e fundit të Eden Hazard se ëndërron të luajë me Real Madridin, mund ta zgjojnë nga gjumi presidentin Florentino Perez, i cili ka vite që nuk ka bërë blerje spektakulare në skuadër, shkruan KosovaPress.

Hazard theksoi se ndonjëherë dëshiron të largohet e ndonjëherë dëshiron të qëndrojë në Stamford Bridge, transmeton IndeksOnline.

Image result for hazard morata

Por përgjigjja vjen nga një futbollist i Bluve, i cili e njeh shumë mirë ambientin madrilen. Alvaro Morata mendon se është shumë e vështirë për klubin të mbajë numrin belgun në skuadër, pavarësisht nga ajo që mund t’i ofrohet.

“Hazard është një lojtar shumë i madh, që mund të luajë në çdo pozicion”, ka thënë Morata. “Ai tha se ëndërron të luajë për Realin e Madridit, kjo do të thotë se nuk ka shumë gjëra për t’u bërë. Të gjithë duam që ai të qëndrojë, por nëse Reali vjen me një ofertë, ajo çfarë mendojmë ne nuk do të ketë rëndësi.”

Aktualisht, Hazard ka një marrëdhënie shumë të mirë me klubin e po kalon një formë të shkëlqyer, që kur drejtimin e mori Maurizio Sarri.