23:59 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sarri i kënaqur me fitoren, por jo edhe me rastet e humbura

Chelsea regjistroi një fitore të vështirë sonte në kuadër të Europa League.

”Të Kaltërit” e Londrës mposhtën Vidin me rezultat minimal, 1-0 në shtëpi.

Dhe pas ndeshjes, trajneri, Maurizio Sarri ka shprehur pakënaqësinë e tij me mos konkretizimin e rasteve, transmeton IndeksOnline.

”Kemi pasur raste në pjesën e parë që nuk i kemi konkretizuar, dhe kjo e bëri pjesën e dytë më të vështirë”.

”Ne kemi nevojë të luajmë më mirë në mbrojtje, pasi që e lejuam Vidin të krijojë raste”.

”Jam i kënaqur që Alvaro Morata shënoi. Ai luajti mjaft mirë. Kjo paraqitje mund të jetë fillim për të që ta marrë vetëbesimin e duhur”, u shpreh Sarri./IndeksOnline/