20:15 / E Diele, 07 Gusht 2022 / Gj. Sh

Morata shënon tre gola për Atletiko Madridin kundër Juventusit (VIDEO)

Atletico Madrid ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0, skuadrën e Juventusit në një ndeshje miqësore që është zhvilluar në qendrën stërvitore të bardhëzinjëve në Continassa.

Në këtë takim ka shkëlqyr ish futbollisti i Juventusit, Alvaro Morata, i cili ka shënuar tre gola për Atletiko Madridin, shkruan Indeksonline.

Golin e parë spanjolli e shënoi në minutën e 10-të, ndërsa golin e dytë në minutën e 43-të.

Në minutën e 62-të, Morata kompletoi Het-Tricun e tij duke shënuar për 3-0.

Golin e fundit në këtë takim e ka shënuar braziliani Matheus Cunha në minutat shtetsë 90+2./Indeksonline/