10:36 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Morën vaksinën Astra Zeneca por brenda katër ditësh vdiqën dy persona, nisin hetimet

Korea e Jugut është duke hetuar vdekjen e dy personave të cilët pasi morën vaksinën anti-Covid, të Astra Zenecias, ndërruan jetë.

63 vjecari ka vdekur gjatë të martës , katër ditë pasi që ka marrë vaksinën anti Covid. Ai kishte pas ethe, ndërsa shkaku i vdekjes u tha të jetë helmimi i gjakut dhe pneumonia.

Ndërsa personi i dytë një burrë rreth të 50ve me probleme në zemër dhe me diabet, ka vdekur vetëm një ditë pasi që mori vaksinën.

E këto dy raste Korea e Jugut është duke i hetuar, duke kërkuar shkaktarët se pse erdhi deri tek vdekja e tyre.

Agjencia për Parandalimin dhe kontrollin e Sëmundjeve e Koresë nuk i ka lidhur këto dy vdekje me marrjen e vaksinës, por se ka bërë të ditur se po kryhen hetime.