18:04 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mori leje nga burgu dhe kreu vrasje, nisin hetimet për dy punonjësit e burgut të Peqinit

Ministria e Drejtësisë ka nisur hetimet për dy punonjësit e burgut që dhanë lejë për Artan Koçekun, i cili dyshohet se ka vrarë Angjelin Shkamin ditën e lejes.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë dy punonjësit që kanë miratuar këtë leje do të procedohen dhe për ta është dërguar dosja në Prokurori.